Afrona Dika bie sërish pre e sulmeve kibernetike, ja çfarë ka ndodhur me llogarinë e saj në Instagram

Mediale Vip

Afrona Dika bie sërish pre e sulmeve kibernetike, ja çfarë ka ndodhur me llogarinë e saj në Instagram

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:55
Afrona

Dy javë pasi riktheu llogarinë e saj në Instagram, Afrona Dika po përballet me një tjetër sulm kibernetik.

Ashtu si disa ditë më parë kur modeles iu hack-ua llogaria e saj, në profilin e Instagramit shihet një foto profili e zezë, ndërsa nuk ka asnjë postim.

Image
Instagrami i Afrones

Dy javë më parë me një instastory, Afrona njoftoi se e rimarrë ka sërish profilin e saj, duke i falenderuar të gjithë për ndihmën e dhënë.

“Përshëndetje të gjithëve, tani profilin tim e kam sërish, ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij,”- shkroi Afrona.

Image
Reagimi i Afronës

Ndërkohë kësaj here ajo nuk ka bërë ende asnjë reagim. Modelja ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të thashethemeve se ajo dhe këngëtari Bleri Muharremi janë ndarë. Teksa Afrona ka hequr unazën e martesës, Blero nuk e ka pohuar dhe as mohuar nga ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat