“Ma heq trurin është...”/ Regjisorja e emisionit zbulon tekat prej VIP-i të Donald dhe Romeo Veshajt

Mediale Vip

“Ma heq trurin është...”/ Regjisorja e emisionit zbulon tekat prej VIP-i të Donald dhe Romeo Veshajt

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 20:32
Donald dhe Romeo Veshaj

Regjisorja e emisionit të vëllezërve Veshaj ka folur rreth njohjes dhe raportit me aktorët e humorit, duke zbuluar edhe tekat e tyre.

Gjatë një bisede në emisionin “Ftesë në 5”, regjisorja u pyet në lidhje me tekat prej VIP-ash të Donaldi me Romeon. Teksa listoi tre tekat kryesore që ata kanë në aspektin profesional, regjisorja vuri theksin tek “çorganizimi i organizuar” i binjakëve.

“Tre teka: Çorganizim i organizuar, e kanë togfjalëshin e tyre primar. Kështu është edhe batuta e parë kur jam njohur me Donaldin. E dyta, “ky është skenari shumë mirë”. Më pas pas pesë minutash: “Atë që është në fillim kaloje në fund, atë në fund kaloje nga qendra” Dhe e fundit fare: “Ktë bluzën e bjëm içik si më… s’ka problem se është mirë.” Si regjisore ma heq trurin është… hajde provojeni pak këtë vendin tim të punosh me një çorganizim të organizuar por me çuna shumë të talentuar”- tha ajo.

Sa i përket raporit dhe njohjes me vëllezërit Veshaj ajo tha: “Kam arritur ti njoh. Në fillim mendoja ndryshe. Romeo është shumë më i mirë nga ç’mendoja. Është shumë më i dashur dhe më i mirë. Donaldi është pak më tekanjoz.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat