Nga dashuria te planet për t’u bërë nënë dhe rikthimi në SHBA, rrëfehet Lei Kraja

Mediale Vip

Nga dashuria te planet për t’u bërë nënë dhe rikthimi në SHBA, rrëfehet Lei Kraja

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 22:48
Lei Kraja

Momenti i parë para kamerës nuk ka qenë aspak i lehtë për moderatoren Lei Kraja e cila e përshkruan si ‘skandal’.

Ajo shprehet se ka pasur probleme me gjuhën shqipe dhe dridhej nga emocionet. “Skandal, skandal, skandal! Kisha shumë probleme me gjuhën dhe nuk flisja shqipe të pastër. Jam shumë falënderuese ndaj kolegëve dhe eprorëve të mi, të cilët patën durim të madh me mua. Mbaj mend që vetëm dridhesha nga emocionet dhe bëja shumë gabime në të folur.”-ka treguar prezantuesja për ‘Revista Living’.

Ndonëse duket se tashmë është stabilizuar në Shqipëri, e pyetur nëse do merrte një ftesë për t’u rikthyer në Amerikë, a do të zgjidhte të kthehej, Lei është shprehur shumë e bindur se ‘po’ nëse i ofronin diçka më tepër se këtu. “Patjetër që do ta pranoja, nëse do të më ofronin më tepër nga çfarë kam këtu. Varet nga rrethanat.”

Ndërkohë moderatorja e sportit ka zbuluar gjithashtu edhe kuptimin e emrit të saj. Ajo ka treguar se emrin ia ka vendosur e ëma sepse adhuronte Erik Kleptonin dhe këngën “Layla”.“Emrin ma ka vënë mami, pasi adhuronte Erik Kleptonin dhe këngën “Layla”. Mundësia e dytë ka qenë emri Sofi. Tani që adhuroj Sofia Lorenin do të kisha dashur shumë ta kisha emrin Sofi.” –ka zbuluar Lei.

E duke qenë se jemi te nëna, moderatorja nuk ka ngurruar të shpreh dëshirën që shumë shpejt të bëhet nënë. Ndonëse ajo e ruan me fanatizëm jetën personale dhe nuk dihet gjë për statusin e saj, Lei është shprhur: “Do të doja shumë të kisha një fëmijë, mbi të gjitha një vajzë. Kështu e kam imagjinuar veten që e vogël në këtë moshë.”

Ajo ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ku u shpreh kështu për zemrën: “Gjithmonë zemra mbi mendjen. Ata që nuk bëjnë për dashurinë në jetë, janë të humbur. Gjithmonë do të jetojnë me pendesa!”

Lei tha se nuk ka asnjë pendesë në jetë, pasi çdo gjë e ka bërë me zemër, po ashtu nuk do të ndryshonte asgjë në imazhin e saj, ndërkohë që sa i përket karrierës, do donte që të provonte një spektakël në ekran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat