Dy adoleshentë në rrugët e Parisit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nisin muajin e mjaltit

Mediale Vip

Dy adoleshentë në rrugët e Parisit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nisin muajin e mjaltit

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 20:24
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, zyrtarisht kanë nisur muajin e mjaltit në Paris dhe janë shumë të lumtur. Çifti është parë në qytetin e dashurisë menjëherë pas dasmës surprizë së bashku me familjarët e tyre, në restorantin ‘Le Matignon’ të enjten në mbrëmje.

Të porsamartuarit u panë edhe herët në mëngjesin e së premtes, rreth orës 7:30. Më shumë se dy orë në parkun e qytetit, duke u përqafuar e duke u puthur, citojnë burimet për People.

“Ishin si dy adoleshentë në stolin e një parku parku – shumë të dashur, shumë të vëmendshëm”,- vijon burimi. "Nuk kishte shumë njerëz atë orë të mëngjesit dhe ata ishin vetëm."

Lopez dhe Affleck, më vonë bënë një shëtitje me fëmijët e tyre në 'Marais' dhe 'Rue des Rosiers', deri në qendrën 'Pompidou'. Shëtitja pati githashtu edhe një ndalesë në një dyqan veshjesh luksoze dhe një udhëtim nëpër Seine, në Musée d'Orsay.

Image
Jennifer Lopez, Ben Affleck
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat