Si rrallëherë, aktorja dhe deputetja e LVV-së publikon fotografi me bikini

Mediale Vip

Si rrallëherë, aktorja dhe deputetja e LVV-së publikon fotografi me bikini

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:23
Adriana Matoshi

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është tejet aktive në rrjete sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi të ndryshme, gjersa nuk mungojnë edhe të tilla nga përditshmëria.

E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi me bikini, ku duket se po shijon temperaturat e larta në një pishinë në vend.

Biondja shfaqet në formë të mrekullueshme me bikini shumëngjyrëshe, derisa ka marrë vëmendje me fizikun atraktiv.

“Një admiruese e verës”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, komplimentet kanë qenë të menjëhershme nga miqtë e ndjekësit që Matoshi mban në Instagram.

Adriana përndryshe prej disa muajsh është beqare, pas ndarjes nga Keith Groeneveld.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat