Çfarë ndodhi? Ben Affleck fotografohet duke qarë në krahët e J.Lo-së

Mediale Vip

Çfarë ndodhi? Ben Affleck fotografohet duke qarë në krahët e J.Lo-së

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 16:31
Ben Affleck, Jennifer Lopez

Ben Affleck u pa i përlotur gjatë festimit të ditëlindjes së 53-të të gruas së tij Jennifer Lopez në Paris gjatë fundjavës.

Aktori 49-vjeçar u fotografua të dielën në mbrëmje me një fytyrë të skuqur dhe dukej i prekur ndërsa po bisedonte me Lopez. Dyshja ishin në mes të një darke romantike në restorantin La Girafe, që ndodhet në Place du Trocadéro përballë Kullës Eiffel.

Në një moment, Lopez u pa duke ngushëlluar bashkëshortin e saj siç shihet edhe në foto.

Të kontaktuar nga Page Six, përfaqësuesit nuk e kthyen koment mbi atë që mund t’i ketë shkaktuar aktorit një gjendje të tillë emocionale.

Megjithatë, mund të ishin edhe lot lumturie pasi Affleck dhe Lopez u panë duke qeshur vetëm pak çaste më pas.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat