“Me kë jeton?”- Balina Bodinaku habit me përgjigjen

Mediale Vip

“Me kë jeton?”- Balina Bodinaku habit me përgjigjen

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 06:55
Balina Bodinaku

Pjesëmarrja në “Big Brother Vip” si opinioniste zyrtare e formatit, e riktheu Balina Bodinakun në vëmendjen e mediave. Ajo dhe partneri i saj, gazetari Andi Bushati, e mbajnë marrëdhënien e tyre shumë private pasi janë mjaft të rezervuar si në daljet e tyre publike ashtu edhe në rrjetet sociale apo intervistat.

Balina Bodinaku i është përgjigjur së fundmi pyetjeve të Rudina Dembacajt, pasi ishte e ftuar në emisionin e saj, duke treguar pak për jetën përtej ekranit, si për shembull, me kë e ndan shtëpinë.

Biseda:

Pyetje: Ke patur ndonjë moment që do doje  të kishe vëlla?

 Balina Bodinaku: Jo.

Pyetje: Me kë jeton Balina?

Balina Bodinaku: Unë jetoj…vetëm.

Pyetje: Nuk ke një?

Balina Bodinaku: E di pse thash vetëm?

Pyetje: Pse?

Balina Bodinaku: Se po të them që jetoj me partnerin, do fillosh të më bësh pyetje.

Pyetje: Jo, thjesht kush është partneri, si e ka emrin e prindërve, nga vjen dhe ku e ka shtëpinë?

Balina Bodinaku: Po, edhe numrin e këmbës

Pyetje: Pra përveç partnerit shtëpinë e ndan me…

Balina Bodinaku: Lulet, enët, gotat (qesh).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat