Art Abazi demanton lajmet se është ndarë nga e fejuara

Mediale Vip

Art Abazi demanton lajmet se është ndarë nga e fejuara

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 22:42
Art Abazi me të dashurën

Rreth një muaj më parë u raportua se këngëtari Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij, Rreze Qerreti.

Të njëjtit lanë vend për dyshime pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale e madje larguan të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami.

Megjithatë, një reagim në lidhje me këtë u bë së fundmi nga artisti shqiptar duke konfirmuar se janë bashkë.

“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh, përjet’sisht”, ka shkruar ai në një postim përkrah partneres.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Art Abazi (@art_abazi)

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e fansave duke i uruar për ribashkimin e tyre.

Abazi nga ana tjetër kohëve të fundit ka lansuar më pak projekte duke bërë kështu një tërheqje nga muzika.

“N’buzët e saj” mbetet e fundit prurje e Artit që e solli para një muaji pas një periudhe të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat