Festivali “Sunny Hill” – momenti kur Dua Lipa bën shqiponjën

Mediale Vip

Festivali “Sunny Hill” – momenti kur Dua Lipa bën shqiponjën

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 00:06
Dua Lipa

Sonte (e premte) po vazhdon nata e dytë e festivalit të njohur “Sunny Hill”, i cili po mbahet në Gërmi.

Edhe kjo mbrëmje solli yje të shumtë për të performuar si nga tregu ndërkombëtar ashtu edhe nga ai vendor.

Në mesin e shumë artistëve për publikun shqiptar do të performonin edhe J Balvin dhe Mahmood.

Image
Dua Lipa

Dua Lipa, e cila elektrizoi skenën në natën e parë të “Sunny Hill”, po vazhdon të jetë e pranishme për të parë paraqitjet e këngëtarëve të tjerë.

Në një moment të publikuar në InstaStory nga motra e saj, Rina Lipa, ylli shqiptar është parë duke e bërë shqiponjën para turmës.

Krijuesja e hitit “Love Again” është shprehur e lumtur që është rikthyer sërish në vendlindjen e saj në Kosovë.

Ajo sot u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat