Këngëtari i njohur shqiptar akuzon babain e Dua Lipës se ka urdhëruar arrestimin e tij

Mediale Vip

Këngëtari i njohur shqiptar akuzon babain e Dua Lipës se ka urdhëruar arrestimin e tij

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:42
Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i grupit Ilirët

Këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i grupit Ilirët ka rrëfyer se është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ishte nisur për të kënduar në festivalin “Sunny Hill”.

Ai ka lëshuar akuza në drejtim të babait të këngëtares, Dua Lipa.

Sipas tij, Dukagjin Lipa ka urdhëruar që ai të arrestohet me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin.

Deklarata e plotë e Shemsi Krasniqit.

Të dashur qytetarë. Sot më ka ndodh diçka që kurrë në jetë se kisha prit. U nisa në Gërmi në “Sunny Hill” si pjesëmarrës, pa një, pa dy, një polic zyrtar me emrin Shkëlzen Xhafa urdhëroi të më prangosin pa e ba një të keqe dhe asnjë polic tjetër nuk donte ta bëjë këtë.

Ky matrapaz edhe i dënoi disa policë pse nuk i përfillën urdhrat e tij, ky torollak qartë është paguar nga Dukagjin Lipa të më sjellë në këtë gjendje, se unë jam përçarë me Dugin se i jam betu në dy fëmijët e mi, se kam me dalë me këndu këngën e Adem Jasharit e ai është betu në tre fëmijët e tij, se nuk ka me më leju.

Nesër unë kam me dal me këndu atë këngë, le të marrë sa të dojë para Shkëlzen Xhafa, po unë kam me dalë.

Shihemi në “Sunny Hill”, Shemi, Ilirët, Xhamadanin dhe Adem Jasharin… kënga e legjendarit është hiti më i madh për momentin.

Vetëm Dukagjin Lipës i pengon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat