Zyrtarisht beqare! Khloe Kardashian i jep fund lidhjes së re

Mediale Vip

Zyrtarisht beqare! Khloe Kardashian i jep fund lidhjes së re

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 06:20
Khloé Kardashian

Khloé Kardashian i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj misterioz, i cili thuhet se është një investitor i kapitalit privat.

"Khloé dhe investitori i kapitalit privat u ndanë," tha një burim për Us Weekly. "Ata u ndanë disa javë më parë, gjërat thjesht morën fund mes tyre."

Kardashian dhe burri misterioz u prezantuan në një darkë pak muaj më parë nga motra e Khloe, Kim Kardashian dhe ata u pëlqyen menjëherë.

Megjithatë, duket se Khloe nuk dëshiron të jetë në një lidhje këtë periudhë, por do që t’i përkushtohet mëmësisë. Vetëm muajin e kaluar, u publikua lajmi se Khloé dhe Tristan Thompson ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku - një djalë - nëpërmjet një gruaje zëvendësuese.

Fëmija erdhi në jetë dy ditë më parë, 8 muaj pasi Khloe dhe Tristan i dhanë fund marrëdhënies së tyre përgjithmonë. Fëmija ishte ngjizur përmes një nëne surrogate përpara se të zbulohej se basketbollisti po lindte një fëmijë me dikë tjetër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat