Pas lajmit se s’shkon mirë me Victoria-n, Nicola publikon foton e përlotur: Është OK të lëndohesh

Mediale Vip

Pas lajmit se s’shkon mirë me Victoria-n, Nicola publikon foton e përlotur: Është OK të lëndohesh

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 06:46
Nicola Peltz, Victoria

Nicola Peltz ndau një selfie në Instagram të premten, ku shfaqej e përlotur.

"Ndonjëherë e kam të vështirë të tregoj pjesët e trishtuara të mia," shkroi aktorja 27-vjeçare në mbishkrim, duke shpjeguar se, duke u rritur në një familje të madhe, prindërit e saj e kishin mbrojtur duke mos i mos lejuar njerëzit ta lëndonin.

Peltz është vajza e biznesmenit miliarder Nelson Peltz, 80 vjeç, dhe gruas së tij të tretë, modeles Claudia Heffner Peltz, 67 vjeçe, të cilët kanë gjithsej tetë fëmijë së bashku.

Aktorja vazhdoi të tregojë se çfarë qëndron pas fotografisë së trishtuar, edhe pse nuk tha asgjë specifike.

“Të gjithë kemi ditë kur njerëzit të bëjnë të ndihesh keq dhe është OK të lëndohesh nga kjo,” vazhdoi ajo. “Thjesht mendova të shkruaja diçka sepse nuk e tregoj kurrë këtë anë timen këtu. Doja të tregoja këtë anë timen. Ju dua shumë të gjithëve dhe e vlerësoj me të vërtetë gjithë mbështetjen tuaj. Do të thotë shumë për mua kur jeni të sjellshëm në faqen time, dua që ju ta dini se ju shoh, ju dëgjoj dhe do të thotë shumë për mua!”

Shumë të famshëm komentuan për të shprehur mbështetjen e tyre për Peltz, përfshirë edhe bashkëshortin e saj prej katër muajsh, Brooklyn Beckham.

Postimi i Nicola-s vjen vetëm pak ditë pasi lajmi se marrëdhënia mes saj dhe Victoria Beckham s’ishte aspak e mirë, pushtoi mediat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat