Bashkëpunim me Noizy-n? Ronela Hajati: S’do t’i thoja kurrë jo nëse…

Mediale Vip

Bashkëpunim me Noizy-n? Ronela Hajati: S’do t’i thoja kurrë jo nëse…

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:08
Ronela Hajati dhe Noizy

Bashkëpunimet janë kthyer në një trend vitet e fundit për këngëtarët shqiptar.

Fansat kanë shijuar projektet e përbashkëtat të artistëve të tyre të preferuar, por kanë dëshira edhe për dyshe të reja.

Në një bisedë virtuale në Instagram, një fans i Ronela Hajatit ka shprehur dëshirën për bashkëpunimin e saj me Rigels Rajkun të njohur si Noizy.

“Një bashkëpunim me Noizyn a ke dëshirë me realizuar,”-ka shkruan ndjekësi.

Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, këngëtarja ka treguar se nuk do t’i thonte jo një ftese nga reperi.

“Një kënge të mirë s’do t’i thoja kurrë jo. E vlerësoj punën e çdo artisti këtu. Është tepër e vështirë t’ja dalësh në Shqipëri me muzikë. Kështu që big up atyre që i rezistojnë tregut,” – ka shkruar Ronela.

Kujtojmë që më herët Ronela u pyet për planet kur e ka ndërmend të bëhet nënë, duke u shprehur: “40 vjeç dhe do ja marr shpirtin. P.S janë punët e zotit se bëj shaka.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat