Shemi i grupit “Ilirët” kërcënon publikisht Elvana Gjatën

Mediale Vip

Shemi i grupit “Ilirët” kërcënon publikisht Elvana Gjatën

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 21:10
Shemi

Zhvillimi i festivalit “Sunny Hill” padyshim se i solli Kosovës shumë publiciteti në gjithë botën.

Yje të shumta të muzikës erdhën në Prishtinë, për të performuar para kosovarëve, por edhe shumë të huajve të cilët kishin ardhur enkas për këtë festival.

Padyshim se “Sunny Hill” është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kuadër të kulturës në Kosovë.

Por bujë të madhe bëri tentimi i solistit të grupit “Ilirët”, i njohur si Shemi i cili kishte tentuar të performonte në binën e këtij festivali pa qenë fare i ftuar.

Shemi është deklaruar sot sërish për ngjarjen, pas arrestimit që i bëri Policia e Kosovës.

Ai shkoi edhe më larg duke kërcënuar hapur këngëtaren Elvana Gjata.

Ja tregoj qefin unë asaj.Kur ta zo diku ja tregoj qefin asaj. Di me u bë edhe i keq unë. Mundet me qenë edhe kërcënim. Se ajo e ka ditë ngjarjen çfarë po ndodhë, këtë e ka bërë me qëllim. E ka dit, si se ka ditë. A e ke parë incizimin? Si guxon me dal me bë hajgare me hero të kombit, se dinë as tekstin as asgjë”, tha ai.

Ai madje tha se Dukagjin Lipa nuk e ka ditur se as çfarë po flet Elvana Gjata.

Ajo është dashur të thotë jo, se këndoj këtë këngë, se kam në reportuar. E këndon vetëm pak strofë edhe se nuk e dinë, e ka shti me zor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat