Nicola dhe Victoria nuk e durojnë dot njëra-tjetrën? Brooklyn sqaron si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Nicola dhe Victoria nuk e durojnë dot njëra-tjetrën? Brooklyn sqaron si qëndron e vërteta

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 17:04
Familja Beckham

Brooklyn Beckham pretendon se gjithçka është mirë pas lajmeve së vazhdueshme në media se midis nënës së tij, Victoria Beckham, dhe gruas së tij, Nicola Peltz, situata është e tensionuar. Brooklyn i ka mohuar thashethemet, duke u shprehur se të gjithë shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

"Kam mësuar se gjithmonë do të përpiqen të shkruajnë gjëra të tilla," tha 23-vjeçari për Variety në numrin e fundit të revistës.

“Gjithmonë do të përpiqen t'i poshtërojnë njerëzit. Por të gjithë shkojnë mirë, gjë që është e mirë.”

Nicola Peltz gjithashtu u përpoq të mohonte çdo dramë me vjehrrën e saj stiliste dhe theksoi se mendonte se zhurma në media filloi kur ajo nuk veshi një fustan të markës Victoria Beckham në ditën e saj të dasmës, duke zgjedhur Valentino.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat