Fitoi gjyqin me Zara-n, Amber tregon lidhjen e fortë me vendin e Zanave

Mediale Vip

Fitoi gjyqin me Zara-n, Amber tregon lidhjen e fortë me vendin e Zanave

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 19:38
Amber Kotrri

Amber Kotrri, butiku i së cilës fitoi një gjyq kundër gjigantit të modës, Zara, tregoi më shumë detaje për procesin në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.

Ajo tregoi edhe për lidhjen e veçantë që ka jo vetëm marka e saj, por edhe ajo me Shqipërinë.

'Ndihem shumë e lumtur, natyrisht, ishte fitore për mua dhe për biznesin tim, por gjithashtu edhe për shumë njerëz të tjerë në botë. Duket sikur të gjithë po festojnë së bashku', – tha Amber duke rrëfyer më pas përballjen me procesin gjyqësor.

‘Më shumë se 1 vit më parë, mora një letër nga avokatët e Inditex, të cilët kanë në pronësi Zara, dhe ishte një letër ku më kërkohej të riemërtoja ose të mbyllja dyqanin. Dhe nëse nuk do ta bëja këtë, ata do të ndërmerrnin veprime ligjore. Natyrisht që nuk e firmosa letrën, unë nuk doja ta mbyllja dyqanin dhe ata morën veprimet ligjore. Ne shkuam në gjyq, por në fund fituam’.

Lidhjen me Shqipërinë e konsideron shumë të veçantë, ndaj edhe thekson se emri i dyqanit për familjen e saj shpreh një lidhje shumë të fortë:

Bashkëshorti im është shqiptar. Është shumë e rëndësishme për mua që fëmijët tanë të mësojnë shqipen. Ndjej një lidhje të fortë aty. Marka u krijua në Shqipëri, ndaj dhe emri natyrisht erdhi nga fjala “zana”, të cilës ju ja dini kuptimin. Ka një rëndësi të veçantë për mua, ndaj kur Zara më tha se po e përdorja atë emër për t’i kopjuar, për t’i përdorur biznesin, m’u duk qesharake, sepse emri “Shtëpia e Zanës” ka shumë kuptim për mua dhe për familjen time’.

Amber shtoi se vjen shpesh në Shqipëri dhe se e do shumë këtë vend: ‘E dua vendin tuaj. Zë një vend shumë të madh në zemrën time…. Kryesisht, dua njerëzit. Kur vij aty, më duket vetja si në shtëpi, të gjithë janë mikpritës. Është një ndjesi që nuk mund ta shpjegosh. i them njerëzve këtu sa i mrekullueshëm është vendi juaj. Mendoj se është një nga vendet e mia më të pëlqyera. E dua’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat