Pas Fedez, një tjetër yll italian vjen në Sunny Hill Tirana

Mediale Vip

Pas Fedez, një tjetër yll italian vjen në Sunny Hill Tirana

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Pas Fedez, një tjetër yll italian do të vijë në Tiranë. Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar se këngëtari i njohur Alberto Cotta Ramusino, i njohur me emrin e artit si Tananai. Lajmi është konfirmuar gjithashtu nga vetë artisti italian përmes një postimi në Instagram.

Dje, organizatorët zbuluan se Fedez do të këndojë në Sunny Hill. Ai nuk njihet vetëm për muzikën që bën.

Fedez është martuar prej vitesh me blogeren e famshme, Chiara Ferragni, me të cilën ka dy fëmijë. Sakaq, sa i përket artistëve shqiptarë, është konfirmuar se do të këndojë Dren Abazi.

Kujtojmë që Sunny Hill do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 Gusht. Për katër ditë, festivali u mbajt në Prishtinë, në parkun e Gërmisë, ku kënduan shumë yje të skenës shqiptare.

J Balvin ishte gjithashtu në mesin e yjeve të huaj që dhuruan spektakël për të gjithë të pranishmit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat