Aktorja shqiptare bllokohet në ashensor, policia dhe zjarrfikësja refuzojnë të ndihmojnë

Mediale Vip

Aktorja shqiptare bllokohet në ashensor, policia dhe zjarrfikësja refuzojnë të ndihmojnë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:49
Hajat Toçilla

Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja Hajat Toçilla. Ajo ka ndarë për ndjekësit e saj një situatë jo të këndshme që i ka ndodhur ditën e sotme (13 gusht) teksa ka ngecur brenda në një ashensor në qytetin e Prizrenit.

Toçilla ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se policia, zjarrfikësit e KEDS kanë refuzuar ta ndihmojnë atë. Aktorja u shpreh se në ashensor ka mbetur brenda më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka hapur ashensorin.

“Sot në Prizren e kuptova sa e pambrojtur jam prej shtetit! Policia e Kosovës, zjarrfikësit, KEDSi refuzuan të më ndihmojnë të dal prej ashensorit ku mbeta rreth 30 minuta (mos më shumë) shkaku i ndërprerjes së rrymës elektrike.

Në ashensor nuk kishte numër të ndonjë servisi për këto raste, policia refuzoi të më ndihmojë duke me drejtuar tek përgjegjësi i ashensorit, zjarrfikësit nuk e dinin asgjë për vendin, KEDSi na tha të presim deri në ora 14:00/15:00 qe i binte 3-4 orë, e përgjegjësi i liftit e mohonte përgjegjësinë e tij, deri sa u kërcënua prej familjarëve (që për fat i kisha aty) se do të lajmërohej në polici, në atë moment llampa e Aladinit ja shpiku çelësin. Urime liberalizimi i vizave”, ka shkruar Hajat në postimin e saj në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat