Bleona Qereti publikon një kostum të Beyonce të cilin e veshi në vitin 2015

Mediale Vip

Bleona Qereti publikon një kostum të Beyonce të cilin e veshi në vitin 2015

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:01
Bleona Qereti dhe Beyonce

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Bleona Qereti, tanimë shquhet për stilin e veçantë dhe posaçërisht veshjet që ka përzgjedhur në çdo eveniment të rëndësishëm.

Duke qenë se prej vitesh është bërë pjesë e tregut ndërkombëtare, ajo ka marrë pjesë në ngjarje shumë të njohura.

Bukuroshja e njohur së fundmi ka publikuar disa fotografi e video, në të cilat sjell një dukje të Beyonce që është e ngjashme me të sajën, një kostum që e veshi në “Grammy Awards” në vitin 2015.

Ajo thotë se nuk bëhet fjalë për çështje kopjimi, por që është duke u konsideruar si një stil i ngritur dhe diçka më ndryshe.

Postimi i plotë i Qeretit (pa ndërhyrje):

“Kush e udhëheq botën – Vajzat Beyonce

PS: Per gjithe “mendjet e ndritura” qe mezi presin te japin “opinione” ne keto raste dhe e degradojne biseden ne “nivelin ZHGL” “kush kopjoi ke” kam nje sqarim depose nuk eshte hera e pare qe ndodh:

Ansjeri ketu nuk po flet per “kopjim” – te gjithe artistet dhe skuadrat e tyre PA PERJASHTIM shikojne per Inovacione dhe rruge te reja te sjellin dicka ndryshe ne projektet e reja qe bejne!!!
Unë jam “në të njëjtën faqe” me çdo stil tjetër të superyllit botëror në lidhje me atë që është e mirë dhe çfarë jo!

Kështu që stili im dhe kostumet e mia që vesh në skenë po konsiderohen si “stil i ngritur dhe diçka ndryshe” nga të gjithë superyjet e tjerë.

Fundi i tregimit – nuk eshte ceshtje “kopjimi””. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat