Nga Ledri Vula, Kida dhe deri tek Dhurata Dora, artistët që performuan në skenën e ‘Alpha Show’ hitet e tyre

Mediale Vip

Nga Ledri Vula, Kida dhe deri tek Dhurata Dora, artistët që performuan në skenën e ‘Alpha Show’ hitet e tyre

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 06:11
Pamje nga koncerti

Atmosfera është ndezur në ‘Alpha Show’ pasi në skenë kanë performuar Noizy, Ledri Vula dhe Ylli Limani, Mc Kresha, Lyrical Son, Kida dhe Dhurata Dora.

Artistat më të pëlqyer të momentit i vunë flakën skenës me hitet e tyre.

Ledri ka kënduar hitin ‘Deri sot’ me Rigelsin ndërsa turma dëgjohet që këndojnë së bashku me artistët.

Gjithashtu Vula performoi se bashku me Ylli Limanin këngën e tyre më të fundit ‘Tonat’.

Nuk kishte si të mungonte dhe ‘himni’ kënga ‘Semafori’ e performuar nga Mc Kresha dhe Lyrical Son, një këngë që bëri namin kur u performua në ‘Sunny Hill’apo kënga ‘Era’.

Dhurata Dora performoi hitet e saj ku një ndër to është dhe kënga ‘Zemër’ apo ‘Gajde’ në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Artistja ishte e veshur me të kuqe, ku në pah nxirrte dhe format e saj perfekte.

Ndërsa Kida ose ndryshe e njohur Orkidea Latifi performoi në skenën e ‘Alpha Shoë’ së bashku me Ledri Vulën hitin e tyre ‘Dale’ në bashkëpunim me Butrint Iimerin dhe shumë këngë të tjera. Artistja kishte veshur një kostum të zi, lëkure me minifund dhe një xhaketë të shkurtër.

Gjithashtu Loredana e ndezi skenën me performancën e saj ndërsa këndoi këngën që e ka në baashkëpunim me ish- partnerin e saj, Mozzik ‘Nëse don.

Deri më tani kanë performuar vetëm artistat e estradës shqiptare dhe pritet tashmë të performojnë dhe ata të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat