Do t’i zërë vendin Bora Zemanit tek ‘Përputhen’? Reagon Fjoralba Ponari

Mediale Vip

Do t’i zërë vendin Bora Zemanit tek ‘Përputhen’? Reagon Fjoralba Ponari

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 09:26
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

E në bisedat 'online' që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t'ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Për sa i përket kësaj të fundit është aluduar se pas konfirmimit të Bora Zemanit si prezantuese e "Dancing With the Stars" që do të nisë së shpejti në Top Channel, drejtimin e 'Për'Puthen' do ta marrë Fjoralba.

Por, mesa duket nuk qenka kështu dhe këtë e konfirmon vetë bukuroshja.

Image
Reagimi i Fjoralba Ponarit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat