Ibrahim Tatlises pëson aksident të rëndë trafiku, publikohen pamjet

Mediale Vip

Ibrahim Tatlises pëson aksident të rëndë trafiku, publikohen pamjet

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 11:47 Përditësuar në ora: 12:33 më 25.08.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tatlises nxirret nga automjeti i aksidentuar, “ishte me vetëdije”

Media turke “Hurriyet”, raporton se këngëtari Ibrahim Tatlises që mbeti i bllokuar në automjet, pas një aksidenti të rëndë trafiku në Bodrum, ishte në vetëdije dhe i aftë për të folur.

“Hurriyet” raporton se këngëtari ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa thuhet se gjendja shëndetësore e një personi të lënduar ishte e rëndë.

Në lagjen e Bodrumit të Muglas, automjeti me të cilin ndodhej Ibrahim Tatlıses u përplas me një kamion në rrugën Yalikavak dhe u rrokullis në park. Shumë ekipe u dërguan në rajon për të shpëtuar Tatlıses, i cili ishte ngecur në automjet, vijon raportimin media turke.

Tutje, raportohet se artisti i bllokuar në automjet, ishte i vetëdijshëm dhe i aftë për të folur, u regjistrua se Tatlises tha: “Më nxirrni nga këtu me vinç me automjet, pastaj do më nxirrni në një zonë më të përshtatshme”.

Artisti u nxor nga automjeti bashkë me katër persona tjerë dhe u dërguan në spital.

Aksidenti i rëndë, Tatlises po shkonte për të kënduar, kjo është gjendja e tij

Minibusi në të cilin ndodhej këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises është përplasur me një kamion “kokë më kokë”, mëngjesin e sotëm në Bodrum.

“Hurriyet” raporton se këngëtari ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

U regjistrua se Tatlises tha: “Më nxirrni nga këtu me vinç me automjet, pastaj do më nxirrni në një zonë më të përshtatshme”.

Artisti u nxor nga automjeti bashkë me katër persona tjerë dhe u dërguan në spital.

Duke folur nga terreni, një gazetar tha për “Hurriyet” se moti ishte me shi.

Po ashtu gazetari raporeton se Tatlises do të performonte në një restorant në Yalikavak në mbrëmje, ai kishte për të shkuar në vendin ku do të performonte.

Ibrahim Tatlises pëson aksident të rëndë trafiku

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises ka pësuar një aksident trafiku në Bodrum.

Ai kishte mbetur i bllokuar në automjet gjatë aksidentit.

Sipas informacioneve nga mediat turke thuhet se ai ka pësuar lëndime trupore.

Mediat publikuan edhe fotot nga vendi i ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat