Pas këtij rezultati, Bleona ju paralajmëron të bëni kujdes

Mediale Vip

Pas këtij rezultati, Bleona ju paralajmëron të bëni kujdes

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 17:33
Bleona

Suksesin e saj, Bleona e ka treguar me çdo projekt që ka marrë përsipër. Po kështu, edhe në të gjitha programet televizive në të cilat ka marrë pjesë. Ama, nëse keni pasur dyshime për inteligjencën e saj, tani është koha të bëni një hap pas.

Së fundi, këngëtarja ka bërë një test inteligjence, niveli i së cilës ka dalë mbi mesataren. Konkretisht, IQ-ja e Bleonës rezulton 127, një rezultat që konsiderohet mbi mesataren (mbi 116).

Në postimin e saj në Instagram, Bleona tregon edhe certifikatën që ka marrë pas testit të zhvilluar dhe, natyrisht, ka marrë edhe një certifikatë.

‘Sugjerohet shumë që të matësh nivelin e IQ para se të japësh mendimin tënd brilant për atë që mund të thotë kjo’,- shkruan Bleona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat