Pushimet me vajzën misterioze dhe postimet e Loredanës në ‘Instagram’ i bënë lëmsh të gjithë, por ja cila është përgjigja e Mozzik kur pyetet nëse është në një lidhje

Mediale Vip

Pushimet me vajzën misterioze dhe postimet e Loredanës në ‘Instagram’ i bënë lëmsh të gjithë, por ja cila është përgjigja e Mozzik kur pyetet nëse është në një lidhje

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 23:43
Mozzik

Dy vëllezërit kosovarë, Mozzik dhe Getinjo, janë përfolur shpesh për jetën e tyre personale. Ata kanë folur së fundmi në një intervistë të shkurtër, të zhvilluar në mbrëmjen kur ata performuan në “Sunny Hill Festival.”

Getinjo konfirmoi që fundi i Shtatorit do të mbyllet me një projekt të ri muzikor, ndërsa së bashku me vëllain e tij Mozzik, sqaruan edhe arsyen se pse ishin veshur si ushtarë për performancën e tyre.

Mes të tjerash Mozzik, zbuloi edhe arsyen se pse nuk performoi në Prishtinë.

“Sonte jemi bërë ushtarë, po. Arsyeja është që edhe ne jemi tipa luftarakë, edhe pse është muzikë, edhe ne kemi luftuar për këtë ditë, kështu që si simbol i luftës gjatë karrierës kemi vendosur sonte të vishemi si ushtarë. Në “Sunny Hill” në Prishtinë nuk kam qenë, kam qenë në një datë tjetër atë ditë. Kjo është hera e parë që po vij, mezi po pres të shoh njerëzit”– tha ai për “Tv Klan.”

Mozzik u pyet gjithashtu për jetën e tij private.

“Po mbyllja e kësaj vere si e gjeti Mozzikun, single apo në një marrëdhënie?”– ishte pytja që iu drejtua, të cilës Mozzik nuk iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Megjithatë, ai shprehu se së shpejti do të publikojë një këngë vetëm, duke shtuar që “është diçka që se ka bërë asnjëherë.” Kështu ai la të kuptohet se do të tregojë gjithçka përmes muzikës.

“Ende s’e di. Për momentin kam hapur studion e re, ka dy-tre ditë, kemi bërë këngë të reja, besoj në 10-ditëshin e ardhshëm të radhës do vijë një këngë që s’e kam bërë asnjëherë. Vetëm. Bashkëpunime, nuk e di. Kam bërë mjaftueshëm bashkëpunime. Por nëse bëj, do bëj me ndonjë gocë, se më shkon mua me goca”- tha ai.

Këtë verë ai ka luajtur me statusin e tij duke thënë herë se është beqar, e herë duke publikuar foto me vajza të ndryshme. Ka qenë një video e publikuar nga ai në Instagram që ka marrë vëmendjen e fansave së fundmi (KLIKO).

Ai ndodhej me pushime siç kishte treguar në Instagram ku publikoi video duke u larë në mes të detit. Por, ka marrë vëmendje fakti që videon e ka regjistruar një vajzë zëri i të cilës dëgjohet edhe në sfond. Gjithsesi nuk dihet nëse është partnerja e reperit apo jo.

Ndërkohë Loredana, nëna e vajzës së tij, ka rikthyer të gjitha postimet e përbashkëta me reperin në rrjetet sociale, duke nxitur dyshimet se dyshja janë ribashkuar.

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa javësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re. Mozzik publikoi më pas një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.

Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Mirëpo, ai realizoi më pas një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njëri ndër to e pyet nëse është single apo në një lidhje. ‘Edhe kjo verë don me na zënë kështu’,-ishte përgjigja e reperit.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tij me Loredanën kjo e fundit ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta. “Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u përgjigj Loredana.

Kujtojmë që rreth një vit më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën, Hanën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat