Gisele Bündchen u pa me lot në sy duke folur në telefon në New York City. Kjo vjen mes lajmeve se martesa e saj me Tom Brady-n është në krizë.
Supermodelja 42-vjeçare u emocionua ndërsa fliste në telefon dhe ecte përgjatë parkut të lumit Hudson pranë apartamentit Tribeca që çifti zotëron.
Bündchen ka qenë në NYC këtë javë, ndërsa Brady ka qenë në Florida.
Një burim spekuloi se Bündchen mund të ketë qenë në telefon me Brady-n, i cili ishte në kampin stërvitor të Buccaneers në Tampa në atë kohë. Ndërkohë, një burim i tretë shtoi se ish-engjëlli i Victoria's Secret ishte gjithashtu e mërzitur për mbulimin e intervistës së saj për revistën Elle, që u publikua të martën në shtyp.
“Gisele donte që historia të kishte të bënte me karrierën dhe punën e saj mjedisore. Por i gjithë fokusi nga media ishte te citimet e saj për Tom”, -tha burimi.
“Ky është një sport shumë i dhunshëm dhe unë kam fëmijët e mi dhe do të doja që ai të ishte më i pranishëm”, tha ajo për revistën.
Bündchen vuri në dukje se ajo ka biseduar me Brady-n pa pushim për këtë çështje.
Duke shpjeguar se e la karrierën e saj për familjen, ajo shtoi:
"Të shoh fëmijët e mi të kenë sukses dhe të bëhen njerëzit e bukur që janë, duke parë [Brady] të ketë sukses dhe duke u përmbushur në karrierën e tij - kjo më bën të lumtur. Në këtë pikë të jetës sime, ndihem sikur kam bërë një punë të mirë për këtë."
Por tani ajo është gati të ndjekë ëndrrat e saj dhe ka një listë të madhe të gjërave që duhet të bëjë. Bündchen është duke u fokusuar në punën filantropike dhe mjedisore, veçanërisht në vendin e saj në Brazil.