Kanye West në një lidhje të re me supermodelen e famshme?

Mediale Vip

Kanye West në një lidhje të re me supermodelen e famshme?

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 20:33
Kanye West, Candice Swanepoel

Kanye West ka ndezur spekulime për lidhje të re. Ai u pa në shoqërinë e modeles Candice Swanepoel gjatë Javës së Modës në Nju-Jork.

West, 45 vjeç dhe Swanepoel, 33 vjeçe, u panë në një event të martën, më 13 shtator, për syzet e tij Yeezy GAP – të cilat engjëlli i Victoria Secret i ka modeluar.

Dy ditë më vonë, Candice ndau një foto në Instagram të saj dhe reperit pas një xhami të turbullt.

Pasi West e ripostoi foton në rrjetet e tij sociale, ndjekësit nxituan të pyesin nëse ka diçka më shumë mes dyshes.

Swanepoel, nga ana e saj, ka punuar më parë me ish-bashkëshorten e Kanye-s, Kim Kardashian. Në fillim të këtij viti, ajo iu bashkua supermodeleve Heidi Klum, Alessandra Ambrosio, Tyra Banks, si dhe Kim-it për një fushatë të Skims.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat