Ndizen tensionet në pallatin Mbretëror, Charles urdhër princit Harry për Meghanin

Mediale Vip

Ndizen tensionet në pallatin Mbretëror, Charles urdhër princit Harry për Meghanin

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 08:54
Charles urdhër princit Harry për Meghanin

As zia nuk po ul tensionet në familjen mbretërore. Kur u njoftua se gjendja shëndetësore e mbretëreshës ishte shqetësuese, princ Harry u nis menjëherë për në kalanë ku gjendej Elizabeth II, por pa prezencën e Meghan.

Të gjithë u çuditën me mungesën e dukeshës, por Meghan nuk shkoi për një arsye madhore: Charles (mbreti aktual), i kërkoi Harry-t të mos e merrte me vete për të parë nga afër gjendjen e mbretëreshës.

“Tensioni ishte shumë i lartë dhe nuk kishte asnjë mundësi që Meghan të shkonte në Balmoral. Fakti që fillimisht u tha se Harry dhe Meghan do të shkonin të dy, por pastaj u korrigjua deklarata dhe u përmend vetëm Harry, tregon shumë për dramën në prapaskenë”.

Një tjetër burim për “The Sun” i shtoi më shumë benzinë zjarrit dhe u shpreh se “Charles i tha Harry-t se nuk ishte e përshtatshme që në një kohë kaq të trishtuar, Meghan të ishte prezente në Balmoral”, duke e bërë të qartë që Meghan nuk ishte e mirëpritur.

Pas vdekjes së Elizabeth II, Meghan iu bashkua familjes mbretërore dhe po kryen të gjitha ritet dhe traditat e duhura për të nderuar monarken që mbretëroi për 70 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat