Rrufetë godasin pranë stadiumit, Lady Gaga detyrohet që të anulojë koncertin e saj në Florida

Mediale Vip

Rrufetë godasin pranë stadiumit, Lady Gaga detyrohet që të anulojë koncertin e saj në Florida

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 15:26
Lady Gaga

Lady Gaga u detyrua të ndalonte koncertin e saj të fundit në turneun Chromatica Ball në Florida pas një stuhie të fortë.

Këngëtarja po i afrohej fundit të shfaqjes së saj kur rrufetë filluan të godasin rreth stadiumit Hard Rock në Miami.

“Ne thjesht duhet ta ndalim koncertin për një minutë”, u tha ajo 65.000 njerëzve që ndodheshin në stadium, duke i këshilluar ata që “të qëndronin të qetë teksa lëviznin në zonën e brendshme”.

Edhe pse Lady Gaga kishte shpresuar se stuhia do të kalonte, koncerti përfundimisht u anulua.

Ylli i popit me lot në sy u kërkoi falje fansave në një postim në Instagram.

“Ne vërtet u përpoqëm ta përfundonim koncertin sonte në Miami, por nuk mundëm sepse edhe kur shiu pushoi, rrufeja goditi në tokë aq afër nesh”, tha ajo, ende e veshur me veshjen e saj skenike dhe duke fshirë shiun nga fytyra e saj.

Më pas vazhdoi: “Unë nuk e di se çfarë do të bëja nëse diçka do t’i ndodhte dikujt në audiencë ose ndonjë anëtari të ekuipazhit tim.”

Më pas këngëtarja mori një buqetë me trëndafila që një fans i kishte hedhur në skenë. Përpara se koncerti të anulohej, fansat u mblodhën nën pjesën e mbuluar të stadiumit dhe kënduan hitin e Gaga-s Rain On Me.

Edhe pse më vonë u kthyen në vendet e tyre, organizatorët vendosën se nuk ishte e sigurt që koncerti të vazhdohej.

Gaga, së cilës i kishin mbetur rreth gjashtë këngë për të interpretuar, u ngjit në skenë për të njoftuar anulimin duke thënë: “Nuk dua t’ju vendos në rrezik jetën. Shkoni në shtëpi të sigurt, Zoti ju bekoftë dhe ju falënderoj që erdhët në shfaqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat