E bezdisur nga komentet negative, Eixhel Shkira reagon e revoltuar në rrjetet social

Mediale Vip

E bezdisur nga komentet negative, Eixhel Shkira reagon e revoltuar në rrjetet social

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:59
Eixhel Shkira

Që pasi e bëri publike shtatzëninë e saj, Einxhel Shkira ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto dhe dedikime për fëmijën që po pret.

Si një person publik, ish-banores së “BBVIP” i ndodh që shpesh herë të përballet me komente negative nga ndjekësit në rrjetet sociale dhe së fundmi është vënë re se Einxhel tashmë i ‘demaskon’ presonat të cilët e ofendojnë nëpërmjet mesazheve duke i publikuar fotot në ‘InstaStory’.

Së fundmi moderatorja ka vendosur të flasë për këtë ‘fenomen’ të cilën e ka shqetësuar goxha kohëve të fundit. Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, Shkira u shpreh se ndjente nevojën të ndante opinionin e saj  dhe të përpiqet ta ndryshojë sadopak këtë problem pasi ka njerëz të cilët mund ta përjetojnë shumë keq.

Deklarata e plotë:

“Arsyja e kësaj video është sepse kam lexuar një pjesë të mesazheve tua që më keni dërguar në inbox. Që me të drejtë merakoseni se mos unë jam shqetësuar nga mesazhet negative ose komentet që cilat i kam postuar në Instagram. Ju falenderoj nga zemra për çdo këshillë e shqetësim tuajin.

Unë jo vetëm që jam shumë mirë, po thjesht më duken qesharake dhe absolutisht nuk arrijnë të depërtojnë në mirëqenien time apo të bebit. Jeta ime momentalisht dhe jo vetëm, jetën time jam munduar ta mbush me gjëra të bukura me njerëz që më duan, ta rrethoj me shumë dashuri dhe pozitivitet dhe të jem e paprekshme ndaj këtyre gjërave negative që njerëzit pretendojnë që më prekin. Sidomos në këtë fazë të jetës sime ku aureola e lumturisë sime, është e papërshkrueshme, kundra plumbave. Madje doja tu thoja dhe atyre që bëjnë komentet negative mos u lodhni se nuk është se do të arrini ndonjë gjë juve me ato komente, sepse nuk më plas.

Me sa më keni parë nuk hyj të kategoria e njerëzve që preken nga komentet që e tha njëra që është futur në ndonjë shpellë. Unë hyj tek ato njerëz që jam shumë e bindur për gjërat që bëj, që e dua veten time, që kam besim tek bindjet e mia. Dhe absolutisht kur them apo bëj diçka e kam menduar shumë më mirë se sa mendoni ju se e kam menduar. Kështu kursejani vetes. Arsyeja që i bëj postimet është jo për veten time por për situatën aktuale online dhe për persona jopublik.

Mendoj që ajo që duhet bërë nuk është të më thuash mua varja mos u merr me ato njerëz, e di se nuk ja vlen. Unë nuk po merrem me ato njerëz po merrem me fenomenin. Në vend që të më thuhet mua duhet drejtuar nga ata njerëz. Ata po bëjnë gjënë e gabuar, unë po bëj të duhurën jam e bindur për këtë. Nuk mendoj që kjo që po bëjmë ne do të ndryshojë botëkuptimin e njerëzve, por ekspozimi i tyre publikisht do të bëjnë që herën tjetër kur të shajnë do të mendohen dy herë. Duke qenë se nuk ka institucione për ta bërë këtë, është detyra jonë qytetare t’i dënojmë njerëzit në formën tonë. Eshtë dëm psikologjik, jo në rastin tim se as që më plas, por ka persona që e përjetojnë në forma dramatike.

Është qesharake që kur dikush shan thotë kam të drejtën time të them çfarë të dua, dhe nuk e koncepton dot që edhe unë mund të them çfarë të dua. E fundit që kam për të thënë për vajzat dhe gratë në Instagram që komentojnë fjalë pjellje. Nuk e di nëse nëna juaj, ju vetë është njeri apo lopë. Sepse duhet të kishit kuptuar që një grua lind dhe lopa pjell. Të lindësh është një mrekulli dhe të c’vlerësosh këtë proces më duket gjëja më e ulët që jo vetëm një njeri por kryesisht një grua mund t’i bëjë vetës dhe një gruaje tjetër. Më shumë konsideratë kanë meshkujt se disa gra, kjo ka qenë indinjata ime më e madhe. Unë kaq kisha, do të dëgjohemi në lidhje më të këndshme. Faleminderit për çdo gjë pozitive, ju puth.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat