Mark Zuckerberg, baba për herë të tretë. Themeluesi i Facebook zbulon gjininë

Mediale Vip

Mark Zuckerberg, baba për herë të tretë. Themeluesi i Facebook zbulon gjininë

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 18:02
Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan do të bëhen prindër për herë të tretë. Themeluesi i Facebook ka ndarë me të gjithë lajmin emocionues përmes një fotoje që ka postuar me bashkëshorten në Instagram, bashkë me mesazhin: “Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër tjetër vitin e ardhshëm”.

Kështu, Mark ka zbuluar se dy vajzat e çiftit do të bëhen me një motër tjetër të vogël.

Mark dhe Priscilla u martuan në vitin 2012 dhe kanë së bashku dy vajza; Maxima, 6-vjeçare dhe August, 5 vjeç.

Lajmi i bukur nga Zuckerberg vjen pak ditë pasi Bloomberg raportoi se sipërmarrësi ka humbur një pjesë të madhe parash gjatë vitit të kaluar. Nga një pasuri prej 142 miliardë dollarësh në shtator 2021, pasuria e tij neto ka zbritur në 56 miliardë dollarë.

Me këtë raport të ri, Zuckerberg renditet i 20-ti në mesin e miliarderëve globalë, renditja më e ulët e tij që nga viti 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat