“Do të ketë shumë bomba”/ Për çfarë po na paralajmëron Stresi?

Mediale Vip

“Do të ketë shumë bomba”/ Për çfarë po na paralajmëron Stresi?

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 23:22
Stresi

Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur si Stresi, është një ndër artistët më të dashur në showbiz.

Reperi di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen me postimet e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, Stresi ka bërë një paralajmërim me anë të një postimi në Instastory. Reperi ka postuar një foto të tijën, ku duket duke ecur në rrugë dhe duke dëgjuar muzikë dhe krahas postimit ka zbuluar se muajn e ardhshëm do të ketë shumë ‘bomba’ prej tij.

“Duke medituar sepse muajin e ardhshëm do të ketë shumë bomba”– shkroi reperi.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, por pritet që të ketë projekte të reja muzikore ose bashkëpunime të papritura.

Kujtojmë se vëmendje të madhe mori dhe pajtimi i Noizyt me Stresin. Rreth një vit më parë dyshja ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.

Më pas Noizy dhe Stresi performuan krah njëri-tjetrin në “Alpha Shoë” më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza, në skenën ku 13 vite më parë ishin zënë me njëri-tjetrin. Sot reperët duket se janë bërë shok të mirë, duke mbështetur dhe u takuar me njëri-tjetrin.

Mirëpo vite më parë grupet e tyre OTR dhe TBA ishin në konflikt të vazhduar dhe reperët nuk ia kursenin diss-et dhe sherret e përgjakshme njëri-tjetrit.

Gjatë një interviste  për “Euronews Albania” i pyetur për “armiqësinë” me Stresin, Noizy i vuri fajin moshës. Ndër të tjera reperi u shpreh se nuk ia uron asnjë të riu atë sjellje, sepse është turp.

“Muzika hip-hop është e ndërtuar me këto zënka. Kemi qenë 20 vjeç, tani jam 35 dhe nuk mendoj që është e bukur të shohësh burra duke u zënë për muzikë. 100% ishte mosha. Nuk e besoj që kam qenë unë ai person atëherë. Mendoj që ka qenë një tjetër person. Është një kohë e gjatë dhe nuk ja uroj asnjë artisti, asnjë të riu të përfundojnë gjërat kështu. Nuk do të doja t’i kisha këto gjëra në biografinë time. Është turp,”-shprehet Noizy.

Ndonëse, vitet e fundit dy reperët ishin treguar “të butë” ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista, askush nuk e priste që ata të bëheshin sërish miq e të linin pas çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën. Nëpërmjet dy videove live në llogaritë e tyre në Instagram Noizy dhe Stresi informuan fansat në 2021 se kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin! Fillimisht ata thanë se thjeshtë nuk do merren më me njëri-tjetrit por shumë shpejt gjërat ndryshuan. Prej asaj kohe dy çunat kanë mbështetur projektet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar komentet edhe as takimet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat