Bebe Rexha theu rekordin në Britani dhe shpërtheu në lot

Mediale Vip

Bebe Rexha theu rekordin në Britani dhe shpërtheu në lot

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:27
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm me këngën më të re që ka sjellë në duet me David Guetta. Gjithçka nisi si një trend në TikTok, dhe për shkak se u bë menjëherë virale, artistët vendosën që ta publikonin këngën që kishin punuar vite më parë.

Që nga momenti i publikimit, kënga është ngjitur në klasifikimet më të rëndësishme botërore.

Së fundmi,, “I’m Good” është renditur në vend të parë në klasifikimin e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar. Bebe është emocionuar nga kjo arritje dhe ka festuar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Ajo ka publikuar një video në “Instagram”, ku shfaqet e emocionuar dhe e përlotur. Artistja ka falënderuar fansat duke qenë se është hiti i parë që krijon që arrin në këtë pozicion në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat