Një ‘PriFest’ ndryshe pa Vjosa Berishën, Dua Lipa bën postimin e ndjerë për regjisoren

Mediale Vip

Një ‘PriFest’ ndryshe pa Vjosa Berishën, Dua Lipa bën postimin e ndjerë për regjisoren

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 10:52
Dua Lipa dhe Vjosa Berisha

Për 5 ditë u mbajt në Prishtinë festivali i filmit ‘Pri Film Fest’. Këtë vit ky eveniment kulturor ishte ndryshe pasi themeluesja e tij, Vjosa Berisha, nuk mund të merrte pjesë pasi ndërroi jetë me 23 qershor të këtij viti.

Kështu, ky edicion i festivalit iu kushtua asaj dhe mori emrin “Vjosa Forever PriFest” (Vjosa përgjithmonë”). “Ishte shumë vështirë. Nuk e di se si ia dolëm. Jo vetëm ajo mungesa emocionale, por ajo ka qenë një lloj lokomotive që na tërhiqte. Energjia jonë na mbajti që ta mbajmë këtë festival për nder të saj. I gjithë festivali është në nder të saj, dhe slogani i festivalit do të jetë ‘Vjosa Përgjithmonë” – tha regjisori Fatos Berisha për mediat.

Çmimi kryesor i festivalit që quhet “Hyjnesha e Kuqe” këtë vit për nderë të themelueses së festivalit, mbajti emrin “Vjosa Berisha”. E duket se Festivali është ndjekur me interes edhe nga Dua Lipa, e cila gjithmonë ka treguar mbështetje ndaj ngjarjeve kulturore, artistike por edhe politike të vendit të saj.

Image
Dua Lipa/Instagram

Ajo ka shpërndarë në Instagram postimin e bashkëshortit të regjisores së ndjerë i cili shkruan: “Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të @prifest për punën e palodhshme na keni lehtësu sadopak dhimbjen e papërshkrushme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falenderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush @fatossberisha që ke mbrri me e organizu kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive 💖 Ota is proud of you! Ju dua ma s’shumti! “

Ndërkohë Dua ka shtuar krah postimit: “OTA, PRIFEST! Për të!”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat