A je e dashuruar? Luiza Gega jep përgjigjen ‘epike’: Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë…

Mediale Vip

A je e dashuruar? Luiza Gega jep përgjigjen ‘epike’: Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë…

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 11:30
Luiza Gega

Ky ka qenë pa dyshim viti i saj. Luiza Gega na ka bërë të gjithëve krenarë teksa është shpallur Kampione e Europës. Tashmë një sfidë e re gjendet përpara saj, ku te “Dance Albania” ku po provon veten edhe në kërcim.

Mirëpo të gjithë janë kuriozë të dijnë nëse sportisja ka dikë në jetën e saj dhe këtë pyetje nuk ka ngurruar tja bëjë as Ermal Mamaqi, i cili me shaka e pyeti Luizën:

Dua të bëj vetëm një pyetje nga disa gra që çmenden atje tek lagja e mamit. A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?”

Ndërsa Luiza u përgjigj:

 “Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë…” – tha Luiza duke shtuar: “Për momentin, nuk është se jam e dashuruar, kam një fokus tjetër… ndoshta sigurisht që jetës duhet t’i shijoj çdo gjë, por për momentin po shijoj këtë”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Gega ka folur rreth jeteës sësaj sentimentale gjatë intervistës për “Panoramaplus” ku theksoi se momentalisht nuk është e fokusuar të ketë dikë në krahë  pasi ka pasur një përiudhë shumë të ngarkuar.

Unë mendoj ende s’po gjej kohë për t’u relaksuar për vete, sepse vërtet ka qenë periudhë shumë dinamike për mua. Ka plot njerëz që më shkruajnë, sidomos në rrjetet sociale, por as që nuk kam kohë t’i shikoj”- u shpreh ajo.

Përsa i përket gjërave që kërkon tek vetja, sportistja u shpreh:

Nuk kam një kërkesë ekzakte, por di që do të jenë njerëz që kanë të përbashkëta me mua, qoftë ambicia për gjërat, puna, vullneti, vendosmëria. Nuk më pëlqejnë qoftë edhe të rrethohem nga njerëz dembelë, që s’kanë ambicie për gjërat, vullnet e të gjitha ato që përmenda. Gjithsesi, mendoj që ka plot në të dyja rastet”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat