Pak pasi zbuloi se kanë rregulluar marrëdhëniet, Don Phenom bën deklaratën e fortë për Tayna-n

Mediale Vip

Pak pasi zbuloi se kanë rregulluar marrëdhëniet, Don Phenom bën deklaratën e fortë për Tayna-n

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:51
Don Phenom dhe Tayna

Pak pasi sqaroi se gjërat mes tij dhe Taynës janë mirë, Marin Sterkaj, i njohur me emrin skenik si Don Phenom, ka bërë një deklaratë të fortë për të.

Por, pozitivisht për të, dhe negativisht për reperët të cilët i ka shënjestruar. Ai foli me superlativa në intervistën e fundit ku u shpreh se Tayna bën rap më mirë se burrat.

“Me Taynën kam marrëdhënie shumë të mirë, është nga ato repere që këndon më mirë se burrat”, -tha Don Phenom në “Ditë pas dite”.

Ndërkohë i pyetur përse ka më shumë duete me kolege vajza dhe jo me djem, Phenom u shpreh: “Ne shkodranëve na shkon më mirë muhabeti me femrat, me të gjitha koleget kam marrëdhënie shumë të mira si me Ronelën edhe me Encën. Nëse unë bëj një bashkëpunim me dikë, duhet të ketë patjetër energji shumë të mirë”.

Pavarësisht se sollën një super hit në 2018, raporti mes Taynas dhe Don Phenom u ftoh një vit më pas. Në një kohë kur Instagrami tregon shumë, u vu re se reperët nuk ndiqen më me njëri-tjetrin. Prej kohësh ata mbanin një raport të mirë duke folur vazhdimisht për këngën hit, “Columbiana”. Përmes postimeve në Instagram, Tayna shprehej gjithnjë mirënjohëse për bashkëpunimin e tyre dhe Don Phenom gjithashtu.

Megjithatë gjatë një interviste asokohe Don Phenom, emri i vërtetë i të cilit është Marin Sterkaj, injoroi pyetjen që gazetari i ka drejtuar në lidhje me marrëdhënien që ka me reperen. E fill pas kësaj Tayna publikoi në Instastory një status ku shkruhej: “Jam kaq e fokusuar tek vetja dhe jeta ime… Nuk ma ndjen se kush është i shtirur, kush ngatërrohet me mua, kush e mori këtë, kush e mori atë…Nëse nuk është diçka pozitive apo motivuese atëherë vërtetë që nuk ma ndjen.”

Prej kohësh nuk ka patur asnjë raportim lidhur me marrëdhënien e tyre deri pak ditë më parë kur Don Phenom ka thyer heshtjen pas kaq kohësh. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ai foli për jetën në Amerikë, njohjen me bashkëshorten dhe suksesin në muzikë. E ndër të tjera edhe për raportet me reperen.

I pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar se nuk flet me të, ai tha: “Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat