Camila u ndje e tradhtuar nga shoqja e saj Gigi Hadid kur mësoi për të dhe DiCaprio-n

Mediale Vip

Camila u ndje e tradhtuar nga shoqja e saj Gigi Hadid kur mësoi për të dhe DiCaprio-n

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:04
Camila, Leonardo, Gigi

Kur Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone u ndanë në gusht, nuk vonoi shumë që aktori të përflitej për një lidhje me Gigi Hadid. Por ajo që nuk dinim është se dy modelet njihen me njëra-tjetrën dhe kanë shumë miq të përbashkët.

Dhe me siguri po pyesni veten se çfarë mendon Camila Morrone për gjithë këtë?

“Camila u befasua kur mësoi se Leo dhe Gigi po takoheshin”, tha burimi. “Ajo ndihet e tradhtuar”.

Hadid dhe DiCaprio thuhet se u afruan më shumë në fillim të kësaj vere kur u panë në një klub nate në New York City, por aktori ishte ende në lidhje me Morrone-n.

“Camila dhe Leo vazhdimisht bënin pushime për t’i “kuptuar gjërat”, por në mendjen e saj ata nuk ishin ndarë”, tha burimi i brendshëm.

Ka disa pëshpëritje se Hadid dhe DiCaprio filluan të takoheshin kur ai ishte ende me Morrone-n.

"Gigi dhe Camila kanë shumë miq të përbashkët dhe ata janë në anën e Camila-s," vuri në dukje burimi i brendshëm i modeleve, të cilat janë mikesha me Kendall Jenner dhe Hailey Bieber.

Megjithatë është e qartë se Leo nuk po mendon më për ish-in e tij dhe duket shumë i përqëndruar te kapitulli i ri i jetës së tij, sigurisht me Gigi-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat