S’po bën dot muaji mjalti me Shkëlzenin, Armina tregon arsyen

Mediale Vip

S’po bën dot muaji mjalti me Shkëlzenin, Armina tregon arsyen

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 17:18
Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha

Pas dasmës vjen muaji i mjaltit, por për çiftin Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha nuk do ketë pushime menjëherë pas ceremonisë së martesës.

Moderatorja e ‘Goca dhe gra’ tha mbrëmjen e sotme se ka dëshirë të shkojë me pushime në Amerikën Latine e të qëndrojë për një kohë të gjatë, por një gjë të tillë për momentin nuk e bën dot për shkak të punës.

“Po vdes për ca pushime, por nuk e bëj dot tani për momentin” – tha Armina duke shtuar se preferencën e ka të kalojë një fundjavë në vendin ku Shkëlzeni i ka propozuar.

“Ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi të kaloja ndonjë fundjavë. Nuk e di si do të na vijë, se tani është edhe java e modes e Parisit, shumë punë, shumë impenjime….

Dua të shkoj në Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë. Ndoshta nga fillimi i janarit, por do të shohim se si do të jemi me punën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat