Orinda Huta rrëfen “sherrin” në familje për shkak të qenit

Mediale Vip

Orinda Huta rrëfen “sherrin” në familje për shkak të qenit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 08:05
Orinda Huta

Orinda Huta së fundmi, Orinda ka qenë e ftuar në “Aldo Morning Show” ku ka treguar eksperiencën me qenushen e saj dhe mënyrën si i drejtohet. Ndër të tjera Huta u shpreh se Rubin e konsideron si fëmijën e saj dhe është shumë e lumtur që edhe Atara, vajza e saj e vogël ka një marrëdhënie të mirë me të.

“Unë i them “hajde te mami, hajde të keqen mami” gjithë kohës. Unë mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë. Pse qenka ekzagjerim? Ajo është rritur me mua qëkur ka qenë dy muajsh, është rritur me mua gjatë gjithë kohës, kështu që normalisht tamam bebi im. E kam mësuar, i kam mësuar çdo gjë, të dalë jashtë e të gjitha, është edukuar nga unë kështu që çdo gjë e ka mësuar nga unë, bebi im është edhe ajo. Jam shumë sensitive për Rubin, bëhem shumë keq…kështu që kujdes kur flet për Rubin,”-vazhdoi Huta.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se kur ka ardhur në jetë vajza e saj, Rubi (qenushja) është bërë xheloze.

“Po, është bërë xheloze sepse Rubi ka qenë shumë e lidhur me mua, por ne u përpoqëm t’i bënim të gjitha gjërat me rregull. Përpara se të vinim në shtëpi nga materniteti i sollëm rrobat e bebit Rubit që t’i mbante erë. Kur u futëm në shtëpi, unë isha e para që u futa në shtëpi, u futa që të takoja Rubin që mos të ndikonte. Ka pasur momente të vështira, por qeni është racë që është mësuar me fëmijë, është i predispozuar për të qëndruar me fëmijë kështu që e ka pasur pak më të lehtë se të tjerët,”-u shpreh ajo.

Rubi nuk është qenushja e parë që ka qëndruar në shtëpinë e Orindës dhe producentit Turjan Hysko. Dy paraardhësit e saj ishin dy qen endacakë të sëmurë, për të cilët çifti u kujdes derisa u kthyen në gjendje të mirë shëndetësore dhe mundën të gjenin familje adoptuese. Moderatorja kujton edhe momentin kur pjesëtarët e tjerë të familjes nuk ishin dakord me vendimin e tyre për të marrë një qen, madje situata u ‘tensionua’ pak..

“Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”.

Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thonin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okej, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë,”-përfundoi Orinda Huta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat