Modelja ruse i ka disa fjalë për Don Xhonin pasi e përmendi në këngën e re

Mediale Vip

Modelja ruse i ka disa fjalë për Don Xhonin pasi e përmendi në këngën e re

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 21:12
Don Xhon

Modelja ruse, Ariana Lirey, prej kohësh ka zënë vend në mediat shqiptare e faqet rozë.

Kjo për shkak të lidhjes së shumëpërfolur me reperin Don Xhon, me të cilin ishte bashkë për afro një vit.

Edhe pas ndarjes, ish-çifti kanë qenë në vëmendje për shkak të raportit të tyre e po ashtu edhe për ‘kunjat’ që Lirey hodhi në drejtim të tij.

Së fundmi artisti nga Drenica lansoi këngën e re “Hala” në bashkëpunim me Era Istrefin, ku në një pjesë të tekstit thotë “E bukur o si ruse”.

Për fansat kjo u cilësua si një dedikim për ish-partneren e tij, e cila është ngë Rusia

Ariana kësaj radhe është pyetur nga një ndjekës se a e ka dëgjuar këngën e Don Xhonit dhe për etiketimin që kishte bërë.

Image

“Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, ka qenë pyetja së cilës zeshkanja iu përgjigj: “Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat