“Më mori Bora në telefon”, balerini shqiptar zbulon si i erdhi ftesa nga spektakli i njohur

Mediale Vip

“Më mori Bora në telefon”, balerini shqiptar zbulon si i erdhi ftesa nga spektakli i njohur

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 08:37
Bora Zemani

Balerini i suksesshëm Kledi Kadiu, ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të ri në “Më lër të flas”.

Kadiu, i cili do të jetë kryetari i jurisë së spektaklit më të madh të kërcimit në vend “Dancing with the Stars”, zbuloi sonte emocionet që ka për projektin që e riktheu në Shqipëri.

 

Ai tha se ftesën e mori përmes një telefonate nga Bora Zemani dhe u tregua i gatshëm të ishte pjesë e stafit të DWTS.  Balerini tha se me eksperiencën e tij 17-vjeçare në skenat italiane, beson se ky spektakël premton shumë.

“Ftesa ishe shumë e papritur të them të drejtën. Erdhi telefonata e parë nga Bora Zemani, ajo ma tha. Ishte biseduar me Lorin dhe Sarën. Më tregoi se stafi donte të më kishte pjesë të jurisë. Për pagën nuk fola unë.. (qesh). Kam 17 vite eksperiencë me Marian në “Amici”. Ne nuk do te kemi të bëmë me profesionistë të mirëfilltë në balet. Janë patronazhe të ndryshëm që do të luajnë, por duhet pasur kujdes sepse zanati balerin nuk është i lehtë, është sakrificë.

Kadiu do të jetë në juri me Valbona Selimllarin, Dalina Buzin dhe Armand Pezën. Data e premierës është 7 tetori, e premtja e ardhshme. Show i emocioneve të forta pritet të nisë dhe të gjithë po presin me padurim të ndjejnë magjinë. Emrat më të përfolur të showbiz-it, balerinët më të mirë, dhe të gjithë komponentët duket se janë mbledhur së bashku për të arritur një rezultat perfekt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat