Harry dhe Meghan Markle po kërkojnë një shtëpi të re

Mediale Vip

Harry dhe Meghan Markle po kërkojnë një shtëpi të re

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:59
Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të zhvendosen nga Montecito, Kaliforni në lagjen Hope Ranch.

Santa Barbara News-Press raportoi të premten se çifti kanë qenë duke kërkuar një vend të ri për të jetuar.

Hope Ranch është një pjesë disa kilometra larg Montecitos, ku Duka dhe Dukesha u zhvendosën në mars 2020 me djalin e tyre, Archie, tani trevjeçar.

Ata më pas mirëpritën edhe vajzën e tyre të cilën e pagëzuan me emrin, Lilibet.

Lagjja e re e mundshme e familjes nuk mburret vetëm me një klub fshati dhe një klub golfi, por gjithashtu përfshin qasje në fusha tenisi, terrene pikniku dhe një rrjet shtigjesh për kuaj.

Shtëpitë në këtë zonë thuhet se mund të arrijnë deri në 22 milionë dollarë.

Është e paqartë nëse 38 vjeçari dhe gruaja e tij, 41 vjeçare, kanë blerë tashmë një vend të ri atje ose thjesht po kërkojnë.

Harry dhe ylli i “Suits” u kthyen së fundmi në Kaliforni pas një sërë ngjarjesh që ndodhën, përfshirë edhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Të njëjtit u larguan nga familja mbretërore në mars të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat