Këngëtarja e njohur rrëfen detaje për marrëdhënien abuzive që kishte: Më tha se do të më vriste

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur rrëfen detaje për marrëdhënien abuzive që kishte: Më tha se do të më vriste

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:19
Këngëtarja amerikane, Jana Kramer

Këngëtarja amerikane, Jana Kramer, së fundmi ka dhënë disa detaje në lidhje me një marrëdhënie abuzive, në të cilën ishte e përfshirë kur ka qenë më e re.

Teksa theksoi ‘Muajin e Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje’, artistja ndau një foto nga vitet e adoleshencës ku ishte ulur në prehrin e mamasë së saj ndërsa buzëqeshnin para kamerës.

Në foto, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë me një shirit në kokë ngjyrë kafe, kurse e ëma një bluzë të zezë dhe një gjerdan zinxhir argjendi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jana Kramer (@kramergirl)

“Kjo është një foto shumë e vështirë për mua. Dikush mund ta shikojë këtë dhe të shohë dy fytyra të buzëqeshura. Një vajzë me nënën e saj. Por ajo që ishte nën buzëqeshje është diçka për të cilën unë ende e kam të vështirë ta flas edhe sot e kësaj dite”, filloi ajo në postimin emocional duke mbajtur të fshehtë emrin e abuzuesit të saj të dyshuar.

“Nuk i mbaj mend arsyetimet që u thashë njerëzve kur shkova në shtëpi për t’i shpëtuar abuzuesit tim për prerjet dhe gërvishtjet në shpatullat dhe krahët e mi, apo pse më dhembnin brinjët. Por kur shikoj këtë foto, kjo është gjithçka që shoh”.

38-vjeçarja vazhdoi të pretendonte se pa një “vajzë të thyer, e cila javë më parë ishte fiksuar, ndërsa burri që më kishte dashur më tha se do të më vriste”, vazhdoi ajo.

Kramer, e cila aktualisht është në lidhje me Ian Schinelli, përshkroi se ishte në një gjendje të tmerrshme saqë besonte se do të ndodhte një gjë e tillë.

“Unë jam ende duke u përpjekur të kaloj duke e ditur se kjo nuk ishte marrëdhënia e fundit abuzive…”, pohoi ajo më tej, duke shtuar “Unë flas për të ndihmuar të tjerët dhe shpresoj të ndihmoj të paktën një person që po e lexon këtë”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat