Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve: E kam ngrënë veten me dhëmbë

Mediale Vip

Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve: E kam ngrënë veten me dhëmbë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:22
Delinda Disha

Në fillim të këtij viti, Delinda Disha njoftoi se ishte shtatzënë. Vetëm pak ditë më pas ajo dha lajmin e trishtë se i kishte humbur binjakët. Në një intervsitë të fundit për “Natën me Aulonën”, aktorja është rrëfyer për ndjesitë pas ndodhisë së vështirë, duke ndarë pak nga dhimbja e saj.

“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë… dhe nuk ishte një, ishin dy. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj. Është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë tamam, e kam ngrënë veten me dhëmbë - në sensin e mirë të fjalës. Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, dhe ja ku jam sot. Më kanë bërë përshtypje mesazhet pafund që më vinin, nuk isha e vetmja që e kisha kaluar këtë gjë,” -rrëfeu Delinda.

Ajo tregoi më tej se në atë periudhë ka qenë e ngarkuar edhe nga ana profesionale, por arriti ta kapërcejë dhimbjen me gjithë vështirësitë.

“Më qëlloi pak vështirë, sepse në atë periudhë po merresha me një shfaqje dhe personazhi që unë interpetoja në teatër… edhe ajo humbte fëmijët e saj, pësonte dështime. Aty ka qenë një monolog që mua më ka tretur, një monolog shpirti do e quaja. Kam qenë dhe në Klaniforia për të xhiruar, por ja ku jam, jeta vazhdon,” -u shpreh ajo.

Megjithë vëmendjen që mori në media, Delinda tha se në asnjë moment nuk u pendua që e kishte bërë publike shtatzëninë, sepse siç thotë ajo, ndonjëherë duhet marrë guximi ta tregosh të vërtetën sesa të jetosh me një gënjeshtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat