"Vajza e zjarrit" Klaudia Duro rrëfen sakrificat dhe pasionin e saj

Mediale Vip

"Vajza e zjarrit" Klaudia Duro rrëfen sakrificat dhe pasionin e saj

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:44
Klaudia Duro

Në një intervistë për emisionin "Jeto me Orën" Klaudia Duro që ndryshe njihet si “vajza e zjarrit”, pas shumë performancash dhe aktivitesh rrikthen dhe njëherë vëmendjen tek pasioni që e quan jetësor.

Ajo rrëfeu se si nisi pasioni i saj për cirkun, duke ndjekur rrugën e mamasë së saj akrobates së njohur  Fitnete Duro pati ndikim. Klaudia u shpreh se edhe pse mamaja e saj nuk ishte dakord që ajo të ndiqte rrugën e artit dhe sportit, ajo bëri zgjedhjen e saj.

Pas shumë përpjekjeve,  Kaudia tregon për sakrificat që ka kaluar dhe vështirësitë që ka hasur, nuk mund të anashkalojmë pjesën dhe kundërvënien e kolegëve të saj pasi ka nisur e madhe në moshë dhe kjo ka bërë që ajo të punoj më fortë. 

Performacat që Klaudia ka bërë që të prek disa zhanera të cirkut siç ishin,  performaca të ajrit, të presegjatori, zhonglerit, ku ndër të preferuarit e saj është ajri, ku jep adrenalinë.

Vetë Klaudia tregon se një shtysë për familjarët e saj është që vëllai dhe motra saj po ndjekin sportin dhe cirkun, pasi sporti nuk mund të ndiqet në një moshë të madhe, dhe në disa raste të përforcojnë dhe bashkë.

Ndër  performancat e para ka qenë Arena 46 , ku  tregon se  iterpretonte si vajza e zjarrit.  Gjithashtu tregon që pas rritjes së vëllait të saj ato kanë nisur të performojnë së bashku.

Klaudia tregon që tashmë është bërë një mami dhe ndihmesa e saj më e madhe është e ëma e saj.  Ajo pohon që djali saj të ndjek atë profesion që dëshiron.

Gjithashtu u shpreh që periudha më  e vështir ka qenë lindja e djalit. 

Përgjatë 2 vitesh tashmë Klaudia merret me fëmijë të cilët dëshirojnë akrobacinë, kanë dëshirë kërcimin dhe perfomancën e ajrit, ku fëmijët nuk e ndjejnë frikën dhe rrezikun pasi ju duket si një lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat