“A i mori këpucët”? Bora u rikthye me Donaldin, ky është komenti i Semit

Mediale Vip

“A i mori këpucët”? Bora u rikthye me Donaldin, ky është komenti i Semit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 23:51
Semi

Semi Japuaj tashmë është e lumtur që mikja e saj, Bora Zemani është ribashkuar me Donald Veshajn.

Në “Më lër të flas”, aktori i humorit tregoi se pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, kontaktoi Semin dhe i kërkoi ndihmë për t’u rikthyer me moderatoren.

“Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o Zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa tha shkruaji vet se më plase”, rrëfeu Donaldi.

Ndërkohë, e pyetur në “Goca dhe Gra”,  Semi tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre.

“Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thash që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”, tha këngëtarja.

Bora dhe Donladi konfirmuar se janë sërish në një romancë, pas disa muajsh që qëndruan larg njëri-tjetrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat