Nga dyshimet për një lidhje te krisja e miqësisë/ Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj në një vjetorin e hyrjes në BBVIP shfaqen bashkë

Mediale Vip

Nga dyshimet për një lidhje te krisja e miqësisë/ Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj në një vjetorin e hyrjes në BBVIP shfaqen bashkë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 09:59
Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj

Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj një vit më parë u bënë pjesë e “Big Brother VIP”. Dyshja e nisën rrugëtimin si dy miq që ishin njohur përmes Borës, asokohe ish-e dashura e aktorit.

Duke i surprizuar të gjithë Semi dhe Donaldi qëndruan shumë të afërt. Ata mbështesnin gjithmonë njëri-tjetrin dhe po ashtu afrimiteti mes tyre nxiti aludime nëse mes tyre po lindte diçka më shumë. Gjë që u mohua nga të dy, përfshirë edhe Borën. Me daljen e Semit nga shtëpia, Donaldi u hodh në krahët e Beatrix Ramosajt dhe sigurisht ky vendim bëri që Semi t’i dilte kundër.

Gjithsesi, gjërat mes tyre u rregulluan pas daljes së aktorit dhe ndarjes së tij me Beatrix. Sot gjithë këtë eksperiencë ata duket se e kujtojnë me shumë nostalgji. Aktori dhe Semi kanë ndarë një video në rrjetet sociale ku shihen bashkë në makinë. “Si sot para një viti unë dhe Semi u futëm në Big Brother”- thotë Donaldi që pasohet nga Semi e cila shton: “Dhe kemi shumë kujtime të bukura aty.” 

Më pas me humor aktori shprehet: “Semi ka bërë një album dhe po shkojmë ta marrim!Ka bërë dhe në USB me video. Tallemi se jemi mbledhur dhe do shkojmë të hamë mish qingji”.

Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit. Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares. Semi ka deklaruar se lidhja e Donaldit me Beatrix ka qenë sa për lojë teksa nuk e ka sulmuas asnjëherë atë duke qëndruar neutrale.

Tani që Donaldi dhe Bora u ribashkuan, Semi kishte patur gjithashtu ‘dorë’. Duke folur për rregullimin e marrëdhënies me Borën,  Donaldi tha gjatë “Më lër të flas” se i ka shkruar Semit dhe e ka takuar disa herë. Më pas ai i kishte shkruar Borës të cilës mes të tjerash i kishte thënë “ta helmonte” nëse donte por duhet t’i jepte mundësinë të flisnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat