Tension mes Clara Chia dhe Pique; kërkon të trajtohet si Shakira!

Mediale Vip

Tension mes Clara Chia dhe Pique; kërkon të trajtohet si Shakira!

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 11:35
Shakira, Gerard Pique dhe Clara Chia Marti

Pas ndarjes së tyre, shtypi ka ushtruar presion mbi Shakira dhe Gerard Pique për të marrë disa deklarata të mundshme ekskluzive. Divorci i tyre dhe kujdestaria e fëmijëve të tyre ka qenë kryefjala mediat.

Megjithatë, që kur u zbulua marrëdhënia e qendërmbrojtësit të Barcelonës me Clara Chia Marti, 23-vjeçarja ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes.

Partnerja e Pique është parë në udhëtime të ndryshme romantike ku çifti janë ndjekur nga shtypi dhe kjo ka shkaktuar një debat të fortë mes të dyve. Clara Chia fajësoi yllin e Barcelonës se nuk e ka mbrojtur nga paparacët siç bënte me Shakirën.

Pique dhe Clara janë parë së fundmi në Paris, si dhe duke ecur në rrugët e Barcelonës, ku dukeshin të lumtur dhe të buzëqeshur, të kapur për dore.

Pak ditë më parë ata janë parë edhe në aeroport kur kanë mbërritur në kryeqytetin katalanas nga udhëtimi i tyre në Francë. Pas kthimit të tyre në Barcelonë, e reja u ankua te Pique për sjelljen e tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat