Në javën e 33-të të shtatzënisë, Sara Karaj jep një lajm nga spitali

Mediale Vip

Në javën e 33-të të shtatzënisë, Sara Karaj jep një lajm nga spitali

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:10
Sara Karaj

Mëngjesin e sotëm, influencuesja dhe sipërmarrësja Sara Karaj ka ndarë një lajm jo të mirë me ndjekësit. Me një foto nga spitali, ajo ka rrëfyer se në javën e 33-të të shtatzënisë i kanë plasur ujërat dhe prej natës së djeshme është nën survejim deri kur bebi të vendosë.

“Nata e djeshme nuk ishte më e zakonshmja për ne. Pas plasjes së ujërave, u detyruam ta kalonim natën nën survejim, dhe ky do të jetë vazhdimi i këtij rrugëtimi, derisa bebi të vendosë.

Nuk e kisha menduar që në javën e 33-të do të isha në këtë situatë, por le të themi që kjo shtatzëni nuk ka qenë e lehtë.

Doja ta ndaja këtë moment me ju, sepse kur erdha këtu dje më kapi një ndjesi e madhe faji, për gjëra që mbase i kisha shkaktuar unë nga vrulli i përditshmërisë, por më pas kur erdha këtu zbulova sa gra të tjera janë në të njëjtën situatë me mua. Në kushte edhe më të qeta. Nëse je dhe ti duke kaluar të njëjtën situatë, nuk je vetëm ti”, -ka shkruar Sara ndër të tjera.

Në fund, ajo ka shtuar se është mirë dhe do vazhdojnë të jenë “pozitivë dhe në humor deri kur bebi të urdhërojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat