Shkak gjendja shëndetësore; turneu i Justin Bieber shtyhet deri në mars 2023!

Mediale Vip

Shkak gjendja shëndetësore; turneu i Justin Bieber shtyhet deri në mars 2023!

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:38
Justin Bieber

Justin Bieber po përballet me sindromën Ramsay Hunt, duke bërë që turneu i tij të shtyhet për në mars të 2023.

Kjo sëmundje, e cila i paralizoi gjysmën e fytyrës muaj më parë, iu rikthye pasi ai vendosi të rikthehej në skenë duke bërë gjashtë shfaqje nga turneu i planifikuar.

Megjithatë, ylli i popit kuptoi se realizmi i këtyre shfaqjeve po i bënte një dëm gjigant. Menjëherë pas shfaqjes së tij të fundit në Brazil, Bieber bëri njoftimin që të gjithë fansat e tij kishin frikë.

Justin po lufton edhe një herë me këtë sindromë dhe vendosi të ndalojë për t’u kujdesur për shëndetin e tij.

Me anë të një deklarate publike, Justin dha detaje për problemet me të cilat është përballur, “Pas zbritjes nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe e kuptova se duhet ta vendos shëndetin tim prioritet tani. Kështu që do të bëj një pushim tjetër nga turneu për tani për tani. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat