Pak para vdekjes së saj, Mbretëresha ishte bërë mikeshë e ngushtë me aktorin e famshëm

Mediale Vip

Pak para vdekjes së saj, Mbretëresha ishte bërë mikeshë e ngushtë me aktorin e famshëm

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 20:26
Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth bëri një mik të ri në javët e fundit të jetës së saj dhe ky mik është vetë aktori i famshëm Tom Cruise.

Një burim për Sunday Times of London, tregoi për miqësinë e lindur midis mbretëreshës dhe aktorit gjatë verës.

Cruise ishte pjesë e festimeve të Jubileut të Platinit të Mbretëreshës, por për shkak të problemeve të lëvizshmërisë me të cilat u përball Madhëria e Saj nuk ishte në gjendje ta takonte aktorin.

“Mbretëresha bëri të ditur se ajo ishte vërtet e zhgënjyer që nuk e kishte takuar Tomin, kështu që ai u ftua të bënte një turne të veçantë në Kështjellën Windsor dhe gjithçka ishte përgatitur për të. Më pas, ata të dy pinë çaj së bashku”, tha burimi.

Vizita ishte një sukses dhe Cruise iu dha shansi të qëllonte një armë ceremoniale. Ai madje u lejua të fluturonte me helikopter, shtoi burimi.

Miqësia e sapolindur do të vazhdonte me një takim dreke, por fatkeqësisht nuk ndodhi, pasi Mbretëresha Elizabeth vdiq më 8 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat